KomunikatëMuftinia e BFI-së Shkup vlerëson se Ramadan Ramadani mori mesazh shumë të qartë dje prej shoqatës së Ulemave pranë Muftinisë së BFI Shkup, prandaj edhe neve si Muftinini ja bëjmë me dije që të qëndron larg xhamisë së Isa Beut sepse i njëjti nuk është më nëpunës në këtë xhami.
Të nderuara mediume ne si anëtarë të Shoqatës së Ulemave pranë Muftinisë së BFI Shkup, jemi tepër të indinjuar nga fakti se Ramadan Ramadani i cili në kokat tona paraqet sinonimin e përqarjes, fitneve, dhunës dhe sjelljeve radikale, pa asnjë turp i jep vetës të drejtë të del nëpër mediume dhe flet në emër të imamëve dhe xhemateve të Shkupit.
Nuri Seferi vizitoi Reis ul Ulemanë.Të mërkurën më datë 28 Korrik 2010, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi, në zyrën e tij, e priti Kampionin Evropian të kategorisë së rëndë në versionin WBO të Boksit profesionist Nuri Seferi.
Lёnda: DemantMbrёmё mё 25.07.2010, gazetari juaj Marjan Nikollovski nё edicionin e lajmeve kishte deklaratë nga personi Ramadan Ramadani dhe komentin e tij gjoja pёr situatën nё Bashkёsinё Fetare Islame nё RM, ku nё mes tjerash përmend se shtatë Myftini e pёrkrahin personin Ramadan Ramadanin pёr ndërrimin e Kryetarit, qё ёshtё njё gёnjeshtёr e kulluar, njё e pavёrtet e pastёr dhe shpekullim me prapavijë qëllimore.
Gurthemelet që diskriminojnë.Qeveria e R.M me këtë sjellje me vetëdije bënë promovimin e fundamentalizmit ortodoks me të cilën bënë urrejtje fetare ndërqytetarët e R.M që e cila me ligjin penal është vepër penale, thekson Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Më 09.07.2010, Këshilltarë politik të euroambasadorit të BE-së në Shkup, kanë vizituar selinë e BFI-së, ku kanë zhvilluar një takim me Sekretarin gjeneral Afrim Tahiri. Gjatë takimit, Tahiri i ka informuar këshilltarët për mënyrën e funksionimit të institucionit islam ndërsa u ka treguar edhe për aktivitetet dhe sfidat që po përjeton BFI-ja në vend. Zyra e BE-së ka paraqitur interes të veçantë që burimisht të njoftohet për incidentin në xhaminë e “Isa Beut” dhe problemet me të cilat po ballafaqohet institucioni në lidhje me kontrollin e përgjithshëm të xhamive.…
MORE
“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (El Huxhurat:12)