
Paralelja e Shtrirë e vajzave të Medresesë Isa-Beu në Tetovë me rastin e festës së Kurban Bajramit para auditorit më të gjerë në Pallatin e Kulturës mbajti shfaqjen “E Gëzofshi Bajramin”.
Prof. Ibadete Imeri
Manifestimi ka karakterin tradicional sepse ky ishte viti i gjashtë që për hirë të Bajramit mbahet shfaqja në Pallat të Kulturës. Shfaqja e këtij viti përmbante poezi me përmbajte të telasheve të kohës, të shkruara nga poet të kohës. Porosia kryesore e shfaqes ishte “Gjëmon Arafati” e cila në poezi përmbante porositë e Haxhit të Lamtumirës së Pejgamberit a. s. dhe “Alkoolizma” poezi e Hafiz Ali Korçës e cila përmend problemin e sëmurjes së të rinjve të cilët janë dhënë pas kënaqësive individuale duke harruar ato të familjes dhe të shoqërisë.
Shfaqja krahas recitimeve të poezive përmbante edhe pjesë të ilahive dhe kasideve të cilat si zakonisht i ushtron prof. Abaz Jahja. Ilahitë e kësaj shfaqje kanë dalluar nga vitet e kaluara me prezentimin e solisteve të cilat kënduan solo dhe lanë mbresa të shkëlqyeshme në auditor. Ilahitë u kënduan në gjuhën shqipe, arabe, angleze, turke, ndërsa si veçori e këtij manifestimi ishte ilahia e kënduar edhe në gjuhën perse.
Për përgatitjen e shfaqjes së këtij viti si zakonisht duhet falenderuar në mënyrë të veçantë angazhimin e prof. Bahri Aliut i cili në mënyrë të palodhshme vazhdimisht përgatit grupin letrar të vajzave. Gjithashtu duhet falenderuar tërë stafin pedagogjik të Paraleles në Tetovë për angazhimin e tyre që shfaqeja të jetë e sukseshme.
Shfaqjen e nderuan me pjesmarrjen e tyre Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame, h. Afrim ef. Tahiri, Drejtorija e Medresesë Isa- Beu- Shkup, përfaqësuesit e Paraleleve të Shtrira të Medresesë: Shkup, Gostivar dhe Shtip, përfaqësues të Muftinisë së Tetovës, etj.
Salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë ishte e vogël që të merr të gjithë spektatorët dhe mu për këtë shkak një numër i madh ngelën në këmbë.Përshtypjet e përgjithshme për shfaqjen e këtij viti janë se ishte një shfaqje e mrekullueshme, me porosi të gjëra dhe specifike.
| < Prev | Next > |
|---|