Home Aktualitete Manifestimi i Kurban Bajramit në Gostivar

Manifestimi i Kurban Bajramit në Gostivar

Me rastin e festës së Kurban Bajramit u shënua solemniteti fetar nga nxënëset e Medresesë Isa Beu – Paraleleja e Shtrirë e Vajzave – Gostivar. Programi u mbajtë më 29.11.2009, në Pallatin e Kulturës  në Gostivar, në të cilën morrën pjesë një numër i madhë i besimtarëve.

Programi në fjalë përbëhej nga ashere Kur’anore, ilahi, poezi fetare- islame dhe ligjërime. Programi në fjalë u realizua në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe maqedonisht dhe njëherit programi u shqua për nga forma dhe përmbajtja dhe në këtë mënyrë la përshtypje të veçantë tek të pranishmit. Nxënëset e paraleles së shtrirë në Gostivar me këtë rast treguan, aftësi, vullnet, dhe zgjuarësi në realizimin e këtij programi.

Programi u realizua nga korri i SHMI “ Medreseja Isa beu” – Paralelja e shtrirë  e vajzave – Gostivar i udhëhequr nga Prof. Eljesa Asani. Solemnitetin në fjalë e respektoi dhe e ngriti vlerën e tij pjesëmarrja e Sekretarit të përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame, H. Afrim ef Tahiri, Myftiu i Myftinisë së BFI – Gostivar, H. Shaqir ef Fetahu me bashkëpunëtor, imamë të Muftinisë së BFI – Gostivar, Drejtuesit e Paraleleve të Shtrira të Shkupit, Tetovës dhe Shtipit, përfaqësues të partive politike, shoqatave të ndryshme, drejtorë dhe intelektual të sferave të ndryshme shkencore, etj.  Në këtë rast duhet veçuar punën e palodhshme të administratores së paraleles së shtirë në Gostivar Prof. Fatime Beshiri si dhe stafit arsimor.