
“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”.(Suretul Enbija: 107)
Bashkësia Fetare Islame të R.M, përgëzon të gjithë besimtarët e Fesë Islame, Vitin e Ri, Hixhri 1431.
Viti i Ri Hixhri, për ne muslimanët nuk është vetëm një datë gjegjësisht ndërrim i moteve, ai paraqet ngjarjen e cila ka lënë gjurmë të thella në shoqërinë myslimane dhe më gjërë. Të gjithë Ne përkujtojmë shpërnguljen e Pejgamberit largimin e tij nga vendlindja që të mund të aplikojnë lirisht Islamin.
I Dërguari i Allahu, Muhammedi s.a.s.v, përcolli mesazhet hyjnore dhe i bërë të ditur gjithë civilizimeve dhe shoqërive se njerëzimi ka nevoj për ndryshime dhe për një ardhmëri të ndritur.
Lusim All-llahun e plotëfuqishëm që të kemi një vitë të berqetshëm, me plot sukses dhe të mbarë.
Me rastin e Vitit të Ri, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët musliman ane kënd botës me dëshirë që natën e ndrimit të moteve t’i kalojnë në mirëqenie!
Urime Viti i Ri, Hixhri
Reis ul Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi
| < Prev | Next > |
|---|