
Gjithmonë të gatshëm për t’u dal zot vëllezërve tanë.
Më 09.02.2010 në shenjë solidarizimi me vëllezërit tanë shqiptarë në Veriun e Shqipërisë, të cilët po kalojnë në një situatë të vështirë si pasoj e fatkeqësive natyrore, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi ka vizituar Shqipërinë ku ka dhënë ndihmat e mbledhura nga besimtarët mysliman me 15 janar të këtij viti me rastin e shpalljes së kësaj dite nga Rijaseti i BFI si ditë solidarizimi me vëllezërit tanë shqiptarë të Shkodrës dhe rrethit të saj. Kreu i BFI – së është pritur në Tiranë nga kryetari i Kulteve, Rasim Hasanaj ndërsa ka zhvilluar takim edhe me z. Lulzim Basha, ministër i Punëve të Brendshme, njëherit edhe kryetar i Emergjencës për Shqipërinë Veriore.