Home Diaspora Qendër Islame në Rijekë

Qendër Islame në Rijekë

Nga 02 deri 04 Tetorë 2009 në Rijekë të Kroacisë me ftesë të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, h. Shefko ef. Omerbashiç ishte për vizitë delegacioni i BFI në krye me Reis ul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi.


Më 03.10.2009 u hodhë gurthemel për ndërtimin e Qendrës Islame në qytetin e Rijekës, në këtë solemnitet morrën pjesë mbi 7000 vizitorë, rreth 350 personalitete, në mesin e të cilëve Kryetari i R. së Kroacisë, z. Stipe Mesiç, Ministri i Kulturës së Kroacisë, Prefekti i Rijekës dhe Zagrebit, Ministri i Vakufit të Katarit, Aimad Abdulla Al-Marri, Kryetari i BFI, Reis ul Ulema, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri dhe H. Jakup Selimovski.
 
Gjithashtu vlenë theksohet se në këtë ceremoni gurthemeli kishte të pranishëm hoxhallarë nga Kroacia, Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnës dhe Hercegovinës, Mustafa Ceriç, teolog nga Sllovenija, Mali i Zi, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, politikan, intelektual si dhe qytetarë të shumtë. Gurthemelin e kësaj Qendre Islame e filloi Ministri i Vakufit të Katarit, Aimad Abdulla Al-Marri.



Me këtë rast Reis ul Ulema i BFI , H. Sulejman ef. Rexhepi vizitoi xhematet tona në Kroaci atë të Rijekës pastaj edhe të Zagrebit. Gjatë takimit të tyre Reis ul Ulema i njoftoi hollësisht për veprimtarinë e BFI, aktivitetet e këtij institucioni, thellimi i bashkëpunimit me Qendrat Islame në Diasporë duke filluar nga ato në Europë, Amerikë e deri tek ata në Kanada dhe Australi.