
Më 28.09.2009 Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada e mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë me rastin e shënimit të ditës së shtetit të mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në këtë takim morrën pjesë diplomatë të huaj, Ministra të qeverisë së shtetit Shqiptarë, liderët e bashkësive fetare të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, figura të tjera nga skena politike, si dhe udhëheqës të institucioneve të ndryshëm, etj. Ndërsa, më 29.09.2009 kreu i BFI gjithashtu realizoi takim me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim ef. Muça. Krerët e këtyre dy institucioneve fetare biseduan lidhur me organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare, si dhe këmbyen ide dhe përvoja rreth veprimtarisë së këtyre dy institucioneve.
| < Prev | Next > |
|---|