Home Diaspora Gara Kur'anore në Zagreb

Gara Kur'anore në Zagreb

Me rastin e përvjetorit të 22-të të ekzistimit të xhamisë së Zagrebit, prej 22-24.10.2009 u mbajtën po në këtë xhami garat Kur’anore e që tani ka karakter tradicional. Pjesëmarrësit në këto gara, që vinin nga të gjitha vendet duke nisur prej Anglisë, Finlandës në veri e deri në Bullgari dhe Maqedoni e Greqi në jug, që d.t.th pjesëmarrës ishin afër 78 garues nga 19 vende të Europës.

Këshilli Organizues, myftiu i Zagrebit, Shefko Omerbashiq, përpara  përfaqësuesve  të Bashkësisë Fetare të Kroacisë, përfaqësuesve  të korreve diplomatike të akredituara në Zagreb, përfaqësuesve të autoriteteve të qytetit të Zagrebit, mysafirëve të shumtë si dhe xhematit  të shumtë të xhamisë së Zagrebit, garat e këtij viti i shpalli të hapura.

Edhe garat e këtij viti u mbajtën nën organizim të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, Organizatës botërorë të mësimit të Kur´anit përmendësh dhe Qendrës Islame në Zagreb.
Garat në vijim u mbajtën në këto pesë kategori:
1-Tilavet,
2-Tilavet nga nxënësit e Medreseve,
3-Hifz të 5 Xhuzave,
4-Hifz të 15 Xhuzave dhe
5-Hifz të tërë Kur´anit.

Pas leximit të asheres, auditoriumit iu drejtua kryeimami i xhamisë hfz Alil Azizi i cili i kujtoi të pranishmit se xhamia e Zagrebit është bërë edhe më e njohur përmes organizimit të garave Kur´anore. Pas tij fjalën e pati përfaqësuesi i Organizatës Botërore për Hifz nga Arabia Saudite Halid Abdullah.
Ditën e xhuma dhe të shtunë, garuesit morrën pjesë sipas planit të parapregaditur të cilët i ka notuar komisioni shtatë antarësh i përbërë nga: Hfz.dr.Fadil Fazlic-kryetar dhe antarët: Halid Abdallah (Saudi), hfz.Alil Azizi (Kroaci), hfz.Mensur Malkic (Bosnjë), hfz. Bajram Ajeti        ( Maqedoni), Selman Okumush (Turqi) dhe hfz. Ferid el Hassan ( Francë).
Të shtunën pas pjesëmarrjes së garuesit të fundit, në vijim derisa komisioni përgatitej për shpalljen e fituesve, u mbajt edhe një mevlud i madh me të gjithë garuesit duke lexuar pjesë kur´anore, ilahije dhe citate të ndryshme.
Komisioni i garave  së kryetarit të saj hfz.dr. Fadil Fazliç filloi shpalljen e fituesve të këtyre garave: nxënësi i vitit të katërt nga Medresesë Isa-Beu-Shkup, hfz. Besir Limani në kategorinë e Medreseve zuri vendin e dytë. Ndërsa, në kategorinë “hifz 15 xhuza”, hfz. Idriz Osmani, garuesi i Medresesë Isa-Beu, paralelja e djemve, Shtipit e zuri vendin e tretë.
Momente gëzimi dhe emocionesh vëreheshin në sytë e bashkatdhetarëve tanë të cilët veprojnë në Kroaci dhe që kishin ardhë ti ndjekin këto ngjarje.
Vijuan edhe vendet tjera të cilat për kuriozitet të lexuesve do ti përmendim të përgjithësuar  në mënyrë telegrafike si vijon:

Kategoria:Tilavet-Medrese:
1. Xhenis Mulic,nxënës i medresesë Behram-beu në Tuzël-Bosnjë,
2. Besir Limani nxënës i medresesë Isa Beu në Shkup dhe Nejra Muhtari,nxënëse e medresesë"Dr. Ahmed Smajlović".Zagreb,dhe
3. Ammar Efendić,nxënës i medresesë  Gazi Husrev- Sarajevë dhe Sabahudin Hašić,nxënës i Medresesë në Cazin-Bosnjë.

Kategoria:Tilavet-përgjithshëm:
1. Ibrahim Boughalab-Holandë,
2. Orhan Ademi-Preshevë,
3. Muhammed Abdullah Karabacak-edukator në internatin turk Sylejmanije në Zagreb.

Kategoria: Hifz:
1. Omar Hasani Aswat-Angli, 12 vjeç ka mësuar Kur´anin;
2. Muhamed Al-Issati-Holandë;
3. Hfz. Alen Kehić –Bosnjë.

Kategoria:Hifz-15 xhuza:
1. Ait Menssour  Muhamed-Francë;
2. Naffe Al-Isati –Rotterdam;
3. Idriz Osmani-Medreseja Isa-Beu, paralelja e Shtipit.

Kategoria:Hifz-5 Xhuza:
1. Ilias Bischri-Finlandë,
2. Sabahudin Jerebičanin- Medreseja Isa Beg-Novi Pazar,
3. Safeta Xhondić-Fakulteti i shkencave islame-Novi Pazar.

Në fund të gjithë të pranishmive iu drejtua edhe njëherë myftiu i Zagrebit, Shefko Omerbashiq i cili iu lut Allahut për çdo të mirë dhe falënderoi të gjithë e në veçanti organizatorët duke u ndarë me dëshirë që edhe vitin e ardhshëm të takohen përsëri kështu kur xhamia e Zagrebit të festojë pranverën e 23-të të themelimit të saj.