
Lënda: AKCIONI PËR NDIHMË TË PËRMBYTURVE NË SHQIPËRI
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame duke patur parasysh gjendjen e rëndë të banorëve të rrethinës së Shkodrës, si pasojë e përmbytjeve të ujit, organizon akcion për grumbullimin e ndihmave financiare. Akcioni do të realizohet më 15 janar 2010, pas namazit të xhumasë.
Nisur nga kjo luteni që më 15.01.2010, menjëherë pas faljës së namazit të xhumasë, të bëni grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë banorëve të përmbytur në Shkodër.
Obligohet Qendra që më së voni deri më 18 janar 2010, ta informojë Rijasetin për rezultatet e akcionit në Qendrën e vet, me qëllim që Rijaseti, të dërgojë në destinacionin e lartpërmendur shumën e njejtë të mjeteve të grumbulluara.
Vesselamu alejkum,
Reisul-Ulema
H. Sulejman ef. Rexhepi
| < Prev | Next > |
|---|