
Sot më 22 prill 2010 në Çarshinë e vjetër të Skupit u bë hudhja e gurëthemelit të Xhamisë Arasta në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Në këtë ceremoni mjaftë me peshë si për Bashkësisnë Islame në RM ashtu edhe për qytetin e Shkupit, përveç kreut më të lartë të BFI-së në krye më Reis ul Ulemanë h.Sulejman ef. Rexhepi, morën pjesë edhe shumë autoritete relevante të vendit tonë si dhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Përveç Myftinjëve të Myftinive të BFI-së, në këtë akt solemn morën pjesë përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë njëherit përgjegjës për çështje kulturore e fetare z. Bahatin Bildik, Zëvendësambasadori i Ambasadës së R. së Shqiprisë, përfaqësues të Ambasadave dhe përfaqësues të Misionit të OSB-së të akredituar në vendin tonë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Shqiptare z. Enver Loku, Kryetari i Partisë Demokracia e Re z. Imer Selmani, Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Basri Bajrami, përfaqësuesi i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së vjetër z. Muhidin Braha, përfaqëuses të Institutit Albanologjik në Shkup si dhe përfaqësues Organizatave Civilie dhe shumëe mysafit të tjerë.
Ceremonia e këtij akti solemn u hap me këndimin e pjesëve të Kur’anit Famëlartë nga hfz. Mr. Abaz Jahja përgjegjës I shërbimit për Kulturë pranë BFI-së, ndërsa prezentimin e programës së këtij manifestimi e bëri z. Skender Buzaku i cili përveç që falëndoroi Kreun e Bashkësisë Islame për pjesëmarrjen e tyre dhe të mysafirëve tjerë, falënderoi edhe Këshillin iniciativ për rindërtimin e këtij objekti, për punën e palodhshme që kanë bërë deri më tani në krye me z. Aziz Zymerin.
Në fjalën e tij të rastit Reis ul Ulema H. Sulerjman ef Rexhepi pasi që përshëndeti të pranishmit që morën pjesë në këtë akt historik për BFI dhe muslimanët e këtij nënqielli theksoi se rindërtimi i këtij objekti ishte nevojë immediate për banorët dhe xhematin e Çarshisë së vjetër. Në vazhdim Reis ul Ulema fali për rëndësinë e xhamisë, rolin e saj në shoqëri si nga aspekti edukativ ashtu edhe nga aspekti shpirtëror. Ajo do të shërbejë në kultivimin e vlerave shpirtërore, morale e kulturore, vlera për të cilat ka më së tepërmi nevojë bota por edhe besimtarët e vendit tonë.
| < Prev | Next > |
|---|