
Gjithmonë në kujtesat e atyre që u ndihmuam
Më 06.07.2010 Bashkësia Fetare Islame përuroi themelimin e Organizatës Humanitare “ Hilal” me të vetmin qëllim që nëpërmjet saj të zhvillojë edhe aktivitete humanitare në atë mënyrë dhe formë siç ka bërë deri më tani.
Në këtë përurim të organizuar në Kapan Han pjesëmarrës ishte Kryetari i BFI, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, Myftitë nga të gjitha Myftinitë e BFI në R.M, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të shoqatave civile dhe media elektronike dhe të shkruara. BFI përveç që zhvillon jetën fetare dhe kulturore ajo me përkushtim të jashtëzakont bënë aktivitete edhe në sferën e humanitetit. Mbi 20 vite funksionon edhe OH” El Hilal” të cilën që nga vitet e 90-ta në kuadër të BFI ka ndihmuar krizën në Bosnje, Kosovë dhe në konfliktin e 2001 në Maqedoni, por kjo organizat dhunshëm është vjedhur nga udhëhiqësi i tanishëm Behixhudin Shehap, nga i cili është kërkuar që t’ia kthen themeluesit, BFI-së, por ai ka mohuar një gjë të tillë. Në fjalën e rastit Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi para të pranishmive tha: “Bashkësia Fetare Islame në Kushtetutën e saj, si parim kryesore i ka vënë vetes për obligim që të pengojë dhe zbutë vuajtjen njerëzore kudo qoftë, të mbrojë jetën dhe shëndetin, të sigurojë respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, të punojë për avancimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale të njerëzve, të nxitë angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e përhershme për dhënien e ndihmës si ndjenjë universale për solidaritet dhe humanizëm.
Humanizmi, është dashuria ndaj të tjerëve dhe veçori e karakterit të mirë. Myslimani i vërtetë doemos duhet ta ketë të zhvilluar ndjenjën e humanizmit ndaj njerëzve. Për këtë na porosit edhe Allahu xh.sh. kur thotë: “All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmeve, ndërsa ndalon imoralitetin, atë që është e neveritshme dhe dhunën” (En-Nahël, 90) Duke u bazuar në këtë porosi të Allahut xh.sh, BFI-ja ditë më parë, themeloi Organizatën Humanitare HILAL , ku segmenti më i rëndësishëm i kësaj organizate do të jetë realizimi i aktiviteteve socialo-humanitare.” –tha mes tjerash Reis ul Ulema. Kreyatri i BFI shtoi se: “Jo se BFI-ja deri më tani aspak nuk ka qenë e zgjuar për aspektin humanitarë. Përkundrazi. BFI-ja e Republikës së Maqedonisë që me pavarësimin e saj, parimin e humanizmit ka pas si parim themelor dhe ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur , që çdo organizatë tjetër humanitare do ta kishte pas zilinë. Që në vitin 1990, Rijaseti i BFI-së morri vendim për themelimin e Organizatës Humanitare EL Hilal, organizatë e cila jo vetëm që ndihmoi skamnorët dhe nevojtarët gjatë gjithë dekadës së parë të saj por bëri bujë me angazhimin e saj të madh gjatë konfliktit në Bosnjë dhe konfliktit Kosovë-Serbi, posaçërisht gjatë valës së refugjatëve këtu në Maqedoni, dhe falë angazhimit të strukturës së saj arriti që të strehoj qindra mijë vëllezër mysliman që i ikën bishës së egër serbe. BFI-ja së bashku me EL HILAL themeloi dhe revistën e parë shqipe në Maqedoni HILAL, e cila ishte një dritare e hapur për të gjitha hallet e komunitetit islam në vend. Në atë periudhë BFI-ja dha kontributin e saj të pa luhatur edhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe objektin vakëf më të mirë, ia dha për shfrytëzim Rektoratit të këtij Universiteti ndërsa një numër i madh mektebesh u shndërruan në fakultete të po këtij universiteti , ndërsa financoi edhe Revistën e parë studentore “STUDENTI”. Një tradhti të tillë të pa falshme e ka ndjerë edhe më Organizatën Humanitare EL HILAL, ku personat që i emëroi në udhëheqësin e saj, duke u udhëhequr nga vetëdëshira personale për më shumë pushtet, përfitimi personal, mallverzimet dhe gënjeshtrat bënë që Organizata humanitare EL HILAL , e cila nën ombrellën e BFI-së aq shumë i ndihmoi kësaj shoqërie pa dallim feje dhe etnie , të privatizohet dhe ta shkëpusin nga BFI-ja. Këto persona që dhunshëm vodhën EL HILALIN shkelën edhe mbi parimet islame, shkelën edhe mbi porosinë e Profetit të fundit të Zotit – Muhammedit a.s. i cili kërkon që të jemi të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit.”
| < Prev | Next > |
|---|