bim.org.mk

Home Aktualitete BFI-ja kritikon institucionet për anashkalim

BFI-ja kritikon institucionet për anashkalim

 

Gurthemelet që diskriminojnë.Qeveria e R.M me këtë sjellje me vetëdije bënë promovimin e fundamentalizmit ortodoks me të cilën bënë urrejtje fetare ndërqytetarët e R.M që e cila me ligjin penal është vepër penale, thekson Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Ligji që ndalon diskriminimin si duket në Maqedoni është miratuar sa për të thënë. Edhe përkundër asaj që i njëjti ndalon diskriminimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe po ashtu e definon atë në të gjitha format e tij, në të gjitha sferat kryesore të jetës sociale: punësim, arsimim, përkujdesje sociale, strehim, fe, siguri personale ose qasje në jetë publike, i njëjti aspak nuk ka gjet vend në praktikë dhe atë nga institucionet shtetërore dhe ministrat shqiptarë në Qeveri. Jo së paku kur flitet për Bashkësinë Fetare Islame të RM-së.
Sipas ligjit, diskriminimi i drejtpërdrejtë ndodh kur një institucion (person)  trajtohet, ose është trajtuar, në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin vetëm pse ai ose ajo i takon gjinisë, moshës, fesë tjetër, flet gjuhë tjetër, ka disa pamundësi ose mendim të ndryshëm politik, etj.
Dhe ligji shkelet  këtu më së shumti. Institucioni i BFI-së diskriminohet nga Qeveria dhe ministrat shqiptarë sidomos gjatë gurthemeleve të ndryshme. BFI-ja disa herë e ka ngrit zërin ndaj këtij diskriminimi dhe vendosja e saj në “në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin” këtë rast me Kishën Ortodokëse Maqedonase, mirëpo gjithmonë zëri i BFI-së ka shkuar në veshin e shurdhër të institucioneve të shtetit dhe ministrave shqiptarë. 
Një diskriminim i këtij lloji u bë edhe një ditë më parë me rastin e ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të vendkalimit të ri kufitarë në Bllacë.
Bashkësia Fetare Islame e R.M disa herë në takimet që i ka realizuar me Kryeministrin e Qeverisë së R.M, pastaj disa herë i është drejtuar me shkrim kryeministrit të R.M, ministrisë kompetente dhe Komisionit për marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe grupet religjioze, në mënyrë të rrept ka reaguar në praktikën tani më të Qeverisë në hedhjen e gurthemeleve të objekteve publike, ku të njëjtat bekohen vetëm nga priftërinjtë e KOM.
Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, reagon ashpër ndaj kësaj praktike dhe thekson se kjo praktik është në kundërshtim me kushtetutën e R.M, pikërisht me nenin 19 të saj si dhe me ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz, dhe në kundërshtim me ligjin për diskriminim. 
“Pikërisht me këtë akt promovohet vetëm një fe në R.M, kështu që të gjitha fetë tjera lihen pasdore, diskriminohen anëtarët e bashkësive tjera fetare dhe me mjetet e të gjithë qytetarëve të R.M ndërtohen objekte publike si ato administrative, banesore, komunale, rrugë etj. Kurse gjatë aktit të bekimit të tyre fetar i lejohet vetëm Kishës Ortodokse Maqedonase. Në përputhje me dispozitat Islame objektet publike janë të bekuara nga fetë tjera dhe në të njëjtat nuk është lejuar bekimi Islam, ato për myslimanët janë të ndaluara për shfrytëzim nga aspekti fetar”, thekson Rexhepi. 
Sipas tij, Qeveria e R.M me këtë sjellje me vetëdije bënë promovimin e fundamentalizmit ortodoks me të cilën bënë urrejtje fetare ndërqytetarët e R.M që e cila me ligjin penal është vepër penale. 
“Myslimanët janë të ofenduar se në këtë mënyrë naive futen edhe anëtar të Qeverisë së R.M të cilët janë shqiptarë ose të etnikumit tjetër të cilët me përkatësi fetare janë mysliman, gjë e cila negativisht reflektohet në personalitetin dhe autoritetin e tyre”, përfundon Rexhepi.