
"Ripërtërirja e vlerave fetare dhe shoqërore". Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në kuadër të aktiviteteve të tij për muajin e shenjtë të Ramazanit për vitin 2009 formoi komision qëndror për realizimin e vizitave të të gjitha Myftinive të cilat janë pjesë përbërëse të saj.
Komisioni i lartpërmendur gjatë muajit të Ramazanit i ka vizituar të gjitha Muftinitë me çka na bëhet me dije se janë vizituar një numër i madhë i qytetarëve musliman në vendin tonë. Kryetari i BFI, H. Sulejman ef. REXHEPI edhe për skaj shumë angazhimeve të tij jasht shtetit ku kishte një numër shumë të madh takimesh me krerë të bashkësive fetare të shteteve tjera, si dhe udhëtimin e tij zyrtarë për të vizituar xhematin tonë shqiptarë në Austri dhe Itali, ai gjithashtu realizoi disa vizita tek xhematet tona në vend. Anëtarët e komisionit të Riasetit nëpërmjet ligjeratave dhe takimeve me xhematet kanë përcjell porositë dhe mesazhin e BFI lidhur me këtë muaj të shenjtë, ndërsa me aktivitetet e tyre të ndryshëm njëherit kanë prezentuar veprimtarinë institucionale të BFI si dhe gjitha projektet të cilat janë në realizim e sipër.
Në prezentimet e tyre kanë shpalos edhe të arriturat e BFI, por të mbetur me shpresë se edhe shumë projekte të tjera që janë në vijim do të realizohen së shpejti. Të bindur në kapacitetin intelektual, institucional dhe realizues të BFI kanë kërkuar që ta mbështesin institucionin në fjalë në çdo iniciativë të marrur në interes të besimtarëve mysliman dhe të BFI-së. Të vetëdishëm për kontriboutin e besimtarëve mbi ruajtjen e fesë, parimeve dhe traditës së pastër Islame në këto hapësira kanë përkujtuar dhe definuar se xhemati i xhamive përbën bazën më të fortë të ruajtjes dhe zhvillimit të jetës dhe vlerave fetare në vendin tonë. Në të kaluarën të gjitha këto elemente pozitive janë ruajtur nga gjeneratat e kaluara dhe se të njejtët kanë lënë trashëgimi te gjeneratat e reja dhe se ruajtja e po këtyre vlerave mund të bëhet vetëm në këtë formë.
Bashkëpunimi dhe respektimi i institucionit më të lartë fetar BFI duhet të jetë në nivelin e duhur dhe se përmes veprimtarisë së këtij institucioni edhe më tej fuqizohet interesi i mbrojtjes së kulturës, traditës dhe gjithë asaj që është trashëguar në të gjitha format nga gjeneratat e kaluara. Poashtu nga ligjëruesit e komisionit të BFI-së është theksuar se Ramazani duhet të shërbejë te ne në formën më të përsosur që të edukohet shoqëria e në veçanti perspektiva e këtij populli. Agjërimi luan rol pozitiv në shumë aspekte për vet faktin se llogaritet muaj i edukimit, zbritjes së Kuranit, kulturës, devotshmërisë, faljes, pendimit etj. Muaj ku dominojnë solidariteti dhe humanizmi në mesin e myslimanëve, nuk hetohen vështirësitë që i përjetojnë të varfërit në përditshmëri për dallim nga të pasurit, e as nevojtarët nga ata që kanë me bollëk, ndërsa në anën tjetër na edukon që urrejtja, përgojimi, egoizmi, dhuna, mendjemadhësia janë dukuri devijante dhe patologjike të cilat e infektojnë dhe e dirigjojnë shoqërinë kah çrregullimet e njëpasnjëshme.
Bashkësia Fetare Islame është syçelë kur janë në pyetje zgjerimi i institucioneve edukativo-arsimore, ngase vetëm në atë mënyrë mund të ndihmon në ndërtimin e shoqërisë dhe ta pasuron me vlera të pashterrshme shoqërore. Apeli permanent i këtij institucioni ka qenë se Institucionet edukativo-arsimore dhe shkencore të BFI-së janë vepër e çdo të punësuari në BFI, udhëheqësisë së BFI-së, të imamëve, hatibëve dhe të gjithë nëpunësve por mbi të gjitha ato janë vepër e çdo myslimani në RM sepse me mjetet e tyre janë ndërtuar objektet e nevojshme, me kontributet e tyre janë mirëmbajtë dhe po bëhet edhe më tej në atë mënyrë. Por nuk duhet harruar se edhe shumë objekte fetare janë në fazën e ndërtimit e që do të jenë në shërbim të popullatës myslimane. Tani po shihet se sa i dobishëm ka qenë hapi i BFI-së në hapjen e paraleleve të Medrsesë Isa Beu, edhe atë të djemëve në Shtip dhe të vajzave në Shkup, Tetovë dhe Gostivarë. BFI me themelimin e këtyre shkollave posedon të dhëna se teologët e diplomuar në rajonin e Maqedonisë Lindore janë duke dhënë kontribout në shumë drejtime. Meqë ekzistonte mundësia e asimilimit të myslimanëve të asaj ane apo nga zhdukja e përjetshme të gjurmëve të Islamit dhe trashëgimisë së myslimanëve. Aktivitetet e tyre kanë bërë që të ringjallet Islami, myslimanët dhe shoqëria. Aty edhe më tej të zhvillohet kultura dhe tradita e pastër islame.
Me mjetet e tyre ato predikojnë dhe kryejnë misionin e tyre fetar dhe mu për këtë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, myslimanët janë më të thirrurit që të mos lejojnë mbylljen e tyre por me ndihmat e tyre të vazhdojë zinxhiri i zgjerimit të tyre edhe nëpër qytetet tjera. Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RM në përputhje me vlerat e shenjta të muajit të bekuar të Ramazanit si dhe në përputhje me traditën ekzistuese vazhdimisht ka apeluar Myftinive të BFI-së, që edhe më tej të kontribuojnë në këto drejtime dhe sfera për të siguruar vlerat e shumtë që kanë mbetur tek ne nga e kaluara dhe për të pasur një të ardhmen të ndritur shoqërore. Në anën tjetër meqë shkollimi i mesëm është bërë obligativ për çdo qytetar atëherë BFI, me shumë arsye vepron që t’u mundëson vajzave myslimane të ndjekin mësimet nëpër shkolla fetare me të vetmin qëllim që të mbron dhe ruan moralin e femrës në shoqëri, a njëherit ta ndërton në frymën më të fuqishme që në të ardhmen si nënë t’i shërben shoqërisë në tërësi.
Mes tjerash nga anëtarët e komisionit në fjalë në çdo xhemat janë prezentuar datat më të rëndësishme dhe më me peshë në kalendarin islam dhe duke përcjellur tek ata mesazhet që burojnë nga këto momente të paharruara të historisë Islame dhe njerëzore. Ajo që e ndërlidh njeriun dhe jetën e tij gjatë këtij muaji është fakt i pamohueshëm ngase pikërisht në këtë muaj përfundoi etapa e errësirës dhe filloi etapa e lindjes së dritës së Allahut e cila do të shndërrisë mbi të gjithë ata që ndjekin dhe respektojnë principet e fesë Islame. Në të është dita kur përgjithmonë edhe në aspektin material u fitua besimi ideologjik dhe atë me një adhurim të lartë dhe besim të fortë mbi të vetmin krijues Allahun xh.sh. dhe ajo ditë është pa dyshim Dita e Bedrit.
Në Ramazan është nata e të gjithë netëve, nata më e veçant e vitit, nata e Kur-anit, nata kur njeriu me ndihmën e Allahun xh.sh. e mund jo njeriun në vetvete, ajo është nata e Lejletul Kadrit. Kjo natë është më e shenjtë se një mijë muaj në vitë, është nata kur në çdo zemër të myslimanit sjell shpëtim. Për shkak të meritave të lartpërmendura të muajit të bekuar të Ramazanit dhe shumë meritave të tjera, Myftinjtë e BFI-së në RM ishin të detyruara që të krijojnë kushte për ibadet të përditshëm në shtëpitë e Allahut, në xhami, të sigurojnë vaiz dhe muderisë që të interpretojnë Islamin në përputhje me burimet nga Kur-anin a.sh dhe sunneti i Muhammedit a.s. në korniza të shpirtit dhe normave në shkollës hanefite e mbrojtur edhe më Kushtetutën e BFI-së në RM si një shkollë e drejtë nëpërmes së cilës i realizojnë ibadetet ndaj Allahut xh.sh.
BFI është nisur nga patjetërsueshmëria e interpretimit të drejtë të normave islame dhe vendosjes së etikës dhe ahlakut islam, krijoi rrjetin e institucioneve arsimore fetare në territorin e RM-së.
Që nga viti i largët 1983 rihapi medresenë shumëshekullore të Isa Beut në kryeqytetin e Shkupit, ndërsa vetëm pas një dekade të rihapjes së Medresesë me dëshirën e të Gjithëditurit, për herë të parë në hapësirat tona u hap edhe një institucion fetarë i arsimit të lartë e ai është Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup. Pikërisht këto paralele të disperzuara të cilat i thërrasim kështu për shkak të sistemit të brendshëm arsimorë të BFI-së, në fakt ato janë Medrese të pavarura të cilat mbledhin gati 650 nxënës dhe nxënëse, ku së bashku me fakultetin afër 1000 bijë dhe bijat tona e fitojnë arsimin e tyre në institucionet arsimore të BFI-së në RM. Falë kontribuotit të besimtarëve në vend dhe diasporë sot po funksionojnë këto institucione edukativo-shkencore fetare në kuadër të këtij institucioni shpirtëror fetar. Andaj, Bashkësia Fetare Islame mbanë llogari edhe për myslimanët nga Maqedonia, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, në të ashtuquajturën Diasporë, ku gjithnjë e më shumë hapen xhami dhe qendra islame në vendet evropiane: Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Norvegji, Suedi si dhe në vendet tjera më të largëta si Amerika, Kanada dhe Australia. Detyra islame dhe solidarizimi vëllazëror na detyrojnë të mos i lejmë vetë por të jemi së bashku me ata. Pikërisht për këtë çdo herë në Ramazan BFI-ja dërgon delegacione për t`i vizituar dhe së bashku me ata, larg vendlindjes t`i kalojnë ditët e bekuara në ibadet, ligjërata, udhëzime dhe këshilla,dhe se njëkohësisht t`i freskojnë me informata të bujshme pozitive nga vendlindja.
Angazhimi i besimtarëve tonë në mërgim deri tani për të ndihmuar Bashkësinë Fetare Islame në RM me të vërtetë ka qenë shumë i madh. Me ndihmën dhe përkrahjen e tyre janë hapur Medresetë për gjininë mashkullore dhe femërore dhe gjithashtu është hapur Fakulteti i Shkencave Islame. Andaj, në veçanti nxënësit e Medresesë Isa Beu dhe studentët e FSHI janë mirënjohës dhe falënderues për veprën e shenjtë që kanë bërë dhe bëjnë mërgimtarët tanë. Dhe se shpresa e tyre është që Allahu i Plotfuqishmi t`u jep forcë dhe vullnet për të vazhduar ndihmën e tyre ndaj këtyre institucioneve arsimore të BFI-së duke e lutur vazhdimisht Allahun që t’i shpërblen me nimetet e tij të pafundë. Nga të gjithë është dëshmuar se duhet kuptuar që deri sa të ekziston Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame do të mbijetojmë si në aspektin shpirtërorë fetar ashtu edhe në aspektin kombëtar dhe biologjik.
Ne i financojmë ato, ndërsa ata na sigurojnë neve mbijetesën e përhershme. Në kuadër të kësaj nga antarët e komisionit është potencuar se për të gjitha këto gjëra Bashkësia Fetare Islame në R.M në mënyrë maksimale është e përgatitur që të ballafaqohet me të gjitha këto sfida. Në anën tjetër me theks të veçantë është potencuar se BFI gjithnjë ka apeluar dhe porositur që të edukohen dhe arsimohen gjeneratat e reja të cilët janë edhe ardhmëria jonë. Të gjithë të diplomuarit që janë prodhim i këtyre institucioneve edukativo-shkencorë tani më janë shërbëtor të shoqërisë dhe kreatorë të ndryshimeve të reja shoqërore.
Komisioni në fjalë vazhdimisht i ka falënderuar xhematet për përkrahjen që ia kanë dhënë BFI në fushëveprimin e saj por njëherit u kanë shpreh mirënjohje për kontributin dhe orvatjet e bëra deri më tani. Element shumë i rëndësishëm që është më se e arsyeshme të theksojmë se këtë vitë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit u realizuan programe të ndryshme me karakter fetar nëpër të gjitha myftinitë e BFI, pjesëmarrja nëpër mediumet elektronike dhe të shkruara gjatë muajit të Ramazanit, realizimi i tridhjetë emisioneve fetare në Radio Shkup gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit, programet e realizuara nga paralelja e vajzave të medresesë Isa- beu, Shkup, dua hatmeja në fshatin Drogomisht i vogël, mbrëmja Kuranore në Llabunisht të Strugës, programi festiv me rastin e natës së madhe të Kadrit të organizuar nga Myftinia e Shkupit, etj.
Dua hatmeja e organizuar nga imami i fshatit Drogomisht i Vogël dëshmoi interesin dhe nevojën e grupmoshave të reja për mësimbesimin fetar. Dua hatmeja u realizua në prani të shumë besimtarëve, shumicë e të cilëve ishin gurbetçarë, ndërsa për nivelin organizativ na fliste atmosfera e këndshme dhe shpresëdhënëse që mbretëroi. Imami në fillim të programit përshëndeti të pranishimit dhe shprehi falenderime për pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së H. Afrim ef.Tahiri, Myftiun e Kërçovës, Murat ef. Huseini, Myftitë të Myftinive tjera të BFI, Dekanin e F.SH.I, Drejtorin dhe Profesorët e Medresesë Isa Beu, etj. Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve kishte Myftiu i Myftinisë së BFI – Kërçovë, Murat ef. Huseini i cili vlerësoi angazhimin e Imamit dhe kontriboutin e tij të dhënë tek fëmijët dhe ardhmëria e popullit.
Ai shprehi kënaqësi të veçantë për interesimin dhe vullnetin e lartë që kanë të rinjtë për të mësuar dhe nxënë dije nga Librii shënjtë Kurani famëlartë- fjalë e përkryer hyjnore e Allahut xh.sh.
Fjalë rasti mbajti Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Afrim ef. Tahiri i cili përshëndeti të pranishmit në emër të BFI-së, në emër të kryetarit të saj Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe në emër të tij, mes tjerash tha: “Duhet t’i falenderohemi Allahut f.p. që keni arritur të keni kaq shumë nxënës me vullnet të lartë për të mësuar leximin e Kuranit dhe njohuri fetare Islame. Puna që ka bërë imami i fshatit i cili shquhet për nga angazhimet e tija dhe zhvillimit të mësim-besimit fetar vite me rradhë është vepër për çdo lavdatë dhe respekt. Të mësosh leximin e Kuranit dhe të përgatisish gjeneratat e reja në aspektin fetar, etik dhe moral gjithashtu është një punë që vetëm Zoti dinë të shpërblen imamin, ndërsa juve t’iu begaton me të mirat e Tij që i keni krijuar kushte pune. BFI nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar për ta shtuar vetëm numrin e xhamive, Ne edhe më tej jemi të interesuar dhe angazhohemi në atë drejtim që çdo imam në xhamin ku vepron të luan rolin e tij si predikues dhe reformator fetar, të jetë në shërbim të besimtarëve përmes mësim-besimit dhe edukimit të përgjithshëm, përmes ngritjes dhe formimit të gjeneratave të reja. I kënaqur nga këto nxënës që sot para nesh me sukses të lartë u prezentuan, si dhe duke i njohur mundësitë e imamit tuaj të nderuar, kërkoj që tanimë të veprohet edhe më gjërë duke e rritur numrin e nxënësve dhe në këtë formë të ruaj dhe mbrojmë traditën e mësimbesimit fetar nëpër mektebe. Sekretari i Përgjithshëm i falenderoi për ftesën dhe për mundësinë që iu dha të jet pjesë e një atmosfere të atillë, uroi për suksesin nxënësit, prindërit e tyre, imamin, myftininë dhe iu lut Allahut xh.sh. që edhe më tej të ndihmon Imamin e fshatit dhe shoqërinë e kësaj ane që të vazhdojnë edhe më tej të pa lodhur në fushëveprim.
Vlenë të theksohet se edhe këtë vitë në muajin e Ramazanit sikur çdo vitë tjetër në fshatin Llabunishtë të Strugës u mbajtë "Mbrëmje Kur'anore" manifestim i cili ishte i organizuar nga imami dhe këshilli i xhamisë së fshatit e që i njëjti ishte në bashkëpunim me Myftininë e Strugës. Në këtë manifestim ishte i ftuar edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në R.M, h. Sulejman ef. REXHEPI, prania e tij e bëri edhe më famoze këtë mbrëmje për qytetarët e Llabunishtës, për qytetarët e Strugës dhe për mbarë qytetarët e Maqedonisë pasi që aty prezentojnë besimtarë nga i mbarë vendi. Kreu i BFI ishte i shoqëruar nga Myftitë e Myftinive të BFI në krye me Myftiun e Myftinisë së Strugës, dr. Ferat POLISI pasi që nikoqir ishte Myftinia në fjalë, dhe të njejtit në mënyrë më të denjë u pritën nga imami, këshilli dhe xhemati i xhamisë së fshatit Llabunishtë.
Fjalë përshëndetëse kishte Myftiu i Myftinisë së Strugës Dr. Ferat POLISI i cili në emër të Myftinisë së Strugës dhe në emrin e tij personal përshëndeti Reis ul Ulemanë, Kryetarin e BFI, anëtarët e Riasetit, muftinitë si dhe të pranishmit tjerë duke uruar që ky manifestim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Fjalë rasti mbajti H. Sulejman ef. Rexhepi i cili në emër të tij personal dhe të BFI përshëndeti Myftiun e Myftinisë së Strugës Dr. Ferat POLISIN si dhe operativën e muftinisë në fjalë, imamin dhe këshillin e xhamisë, myftitë të myftinive tjera të vendit, hafizët, imamët, si dhe musafirët tjerë që ishin prezent. Në fjalimin e tij theksoi mbi vlerat që ka ky muaj i madhërishëm, ku një ndër ta është nata ku filloi të zbret fjala më e përsosur hyjnore e Krijuesit Absolut Allahut xh.sh., Kurani f.l. Mes tjerash Reis ul Ulema shtoi se:” Besimtarët më të denjë janë ata që e mësojnë fjalën e Allahut të njejtët ua transmetojnë dhe mësojnë të tjerëve dhe po ata përcjellin mesazhet që burojnë nga ky libër. Shoqëria duhet të ketë gjithnjë synim kryesor që të edukohet dhe arsimohet. Të njejtat porosi janë edhe parim detyrymor Islam që determinojn myslimanin të ndjek rrugën e integrimit, zhvillimit dhe progresit.” Në këtë mbrëmje kuranore morrën pjesë hafizllarë nga Shkupi, Tetova, Kumanova, lexues nga Struga etj. Për të cilët në fund h. Sulejman ef. Rexhepi u ndau shpërblime për lexuesit në këtë mbrëmje të hareshme kuranore në Llabunisht të Strugës. Për këtë muaj të bekuar syfyrin e fundit e realizuam në Kërçovë i shtruar nga Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini, të cilin Reis ul Ulema e luti Allahun e Plotë fuqishëm që ta bekon ate, familjen e tij dhe mbarë besimtarët mysliman.
Vlenë të theksohet se me rastin e natës së madhe të Kadrit, Myftinia e BFI-së Shkup në bashkëpunim me Riasetin e BFI-së me datë 15.09.2009 në xhaminë e Haxhi AZEMI- Shkup, pas namazit të Ikindisë organizoi një manifestim madhështorë të këndimit të mevludi sherifit. Në këtë manifestim mori pjesë Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. REXHEPI, Sekretari i BFI-së Afrim ef. Tahiri dhe Myftiu i Shkupit Ibrahim ef. SHABANI, anëtarët e Myftinisë, hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematë të shumtë. Udhëheqës i këtij programit ishte referenti fetaro- arsimor pranë Myftinis së Shkupit Ismet BYTYQI, i cili kontribuoj që programi përveç të jetë i begatuar me këndimin e disa pjesëve nga mevludi dhe Kurani famëlartë, bëri edhe më madhështorë këtë program me aktivizimin e kënduesve të tjerë.
Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. REXHEPI mbajti fjalë rasti i cili përshëndeti të pranishmit në emër të BFI dhe në emrin e tij personal duke thënë se:” Sonte është nata më e çmuar dhe më e begatshme e vitit, ajo është më e vlefshme se një mijë muaj, mbi të gjitha në këtë natë ka filluar të shpallet Kur’ani! Ai është kushtetuta e myslimanëve, në bazë të asaj duhet jetuar dhe vepruar. Ajo është fjala më e përsosur e shpallur për mbarë njerëzimin dhe periudhat kohore..., me atë fjalë jemi ngritur si popull (ummet, shoqëri) dhe ajo është e vetmja me të cilën edhe më tej do të frymojmë...” Në fund Reis ul Ulema uroi këtë natë të bekuar dhe se të gjithëve u bëri apel që të kalojnë këtë natë në adhurim, përkulje dhe duke kërkuar falje për lëshimet e tyre tek Allahu Fuqiplotë, në anën tjetër duke e lutur Allahun xh.sh që çdo lutje, ibadet dhe namaz që bëhet Ai t’i pranon nga besimtarët. Duanë e këtij manifestimi fetar e realizoi Kryeimami i Myftinisë së Shkupit, Sabedin ef. AMETI.
| < Prev |
|---|