
Lënda: AKCIONI PËR NDIHMË TË PËRMBYTURVE NË SHQIPËRI
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame duke patur parasysh gjendjen e rëndë të banorëve të rrethinës së Shkodrës, si pasojë e përmbytjeve të ujit, organizon akcion për grumbullimin e ndihmave financiare. Akcioni do të realizohet më 15 janar 2010, pas namazit të xhumasë.
Andaj, t`i informoni të gjithë këshillat e xhamive të terrenin tuaj që në xhamitë e tyre, më 15.01.2010, menjëherë pas faljës së namazit të xhumasë, të bëjnë grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë banorëve të përmbytur në Shkodër. Obligohet Muftinia që më së voni deri më 18 janar 2010, ta informojë Rijasetin për rezultatet e akcionit në terrenin e vet, dhe mjetët e grumbulluara të dorëzohen në Rijaset, që të njejtat të dërgohen në destinacionin e lartpërmendur.
Vesselamu alejkum,
Reisul-Ulema
H. Sulejman ef. Rexhepi
| < Prev | Next > |
|---|