
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM Ju njofton se në mënyrë tradicionale, me rastin e ardhjës së Kurban Bajramit 1430 H / 2009, organizon tubimin e kurbanave të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blehen dhe theren kurbanat, ndërkaq mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin e Medresesë “Isa Beu” në Shkup.
Njoftimi Vlen Për:
- Muftinitë e BFI në RM
- Qendrat islame në diasporë
- Institucioneve fetaro-arsimore
Sasia e cila tepron nga nevojat e Internatit të Medresesë do t`u shpërndahet nevojtarëve.
Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 100,- euro, ( ose në kundër vlerë të 100 euro ) ndërkaq pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 26 nëntor 2009. Në fund, lusim All-llahun xh.sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`i shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.
Vesselamu alejkum…
Reisul-Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi
Video Materialin mund ta ndiqni më poshtë:
| Next > |
|---|