Home Vizita në BFI Vizitë: Nga Mbretëria Saudite

Vizitë: Nga Mbretëria Saudite

Më 24.10.2009, Abdulaziz bin Abdullah LA-Ammar, zv. Ministër për Çështje Fetare nga  Mbretëria e Arabisë Saudite vizitoi Bashkësisë Fetare Islame në R.M. Me këtë rast Sekretari i përgjithshëm i BFI, H. Afrim ef. Tairi ishte nikoqir i zv.Ministrit, Abdullah La-Ammar.

Ai i dëshiroi mirëseardhje dhe njëherit shprehi falënderime për respektin që tregoi për të vizituar institucion. Ai e njoftoi me veprimtarinë e BFI-së, mbi organizimin dhe zhvillimin e jetës Fetare Islame në Maqedoni.

Gjithashtu e njoftoi për veprimtarinë e BFI dhe sukseset e arritura deri më tani, por i bindur se e ardhmja do të jetë edhe më e frytshme! Gjithashtu Sek. i Përgj. e njoftoi Zv. Ministrin, La-Ammar për institucionet edukativo- shkencore të BFI, Medresenë Isa-Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Ai mes tjerash tha se këto institucione tani më janë brend për këtë shoqëri dhe më gjërë, të cilat kanë krijuar traditë dhe përvojë.

 

Ndërsa në anën tjetër zv. Ministri për Çështje Fetare, Abdullah LA-Amma e përgëzoi Afrim ef. Tairin për sukseset e arritura të BFI në shumë aspekte, me çrast shprehi gatishmëri që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë mes Ministrisë në fjalë dhe BFI.  Meqë ai ishte për herë të parë në R. e Maqedonisë, mbeti i kënaqur me atë që dëgjoi për institucionin e vetëm të lartë fetar në R.M. Në fund zv. Abdullah LA-Ammar shprehi falënderime për mikëpritjen që iu bë nga Afrim ef. Tairi, ai shprehi se të gjithë ne duhet kontribouar që ummeti Islam të ketë një të ardhme edhe më të begatshme dhe më të suksesshme.